Rama mbërrin në Derviçan me Mitsotakis: Minoriteti grek, urë lidhëse mes Greqisë dhe Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Derviçan të Gjirokastrës ku bashkë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis po takohet me komunitetin minoritar grek.

Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se komuniteti minoritar grek është ura e pazëvendësueshme lidhëse mes dy vendeve tona. I të njëjtit mendim ka qenë edhe Mitsotakis i cili u shpreh para minoritarëve grek se prania e tyre në Shqipëri është një urë për Greqinë dhe Shqipërinë.

Postimi i Ramës:

“Gjirokastër, Derviçan – Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në komunitetin minoritar grek që është ura e pazëvendësueshme lidhëse mes dy vendeve tona“- shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu