Rama mbledh krerët e policisë, zbulohen detaje, ja çfarë po diskuton

Zbulohen detaje nga takimi i Kryeministrit Edi Rama me oficerët e Policisë në Ministrinë e Brendshme. Aty do të prezantohet Dokumenti i Politikave Prioritare në fushën e rendit dhe sigurisë.

Fjalën e ka marrë i pari, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili ka njoftuar se sot po prezanton Dokumentin me 10 pika kryesore. “Ai është produkt i një analize të kujdesshme dhe sfidave që kemi përpara dhe i përpunuar me ekspertë vendas dhe të huaj, si të Misionit të PAMECA-s, partnerëve europianë dhe atyre amerikanë.

“Nuk kam asnjë ambicje personale në fushën e formimit profesional dhe karrierës, – tha Xhafaj, – ndaj e vetmja ambicje ime në përmbushjen e kësaj detyrë është një Shqipëri më e sigurtë pa kanabis, pa krim të organizuar dhe ku së bashku sigurojmë dhe shpëtojmë më shumë njerëz, parandalojmë të rinjtë të futen në rrugën e krimi. Dob të mbështes këdo që ka integritetin moral për të punuar në Policinë Shqiptare”, shkruan syri.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu