Kryeministri Edi Rama pritet që pasditen e sotme të mbledhë grupin parlamentar. Mbledhja mësohet se do të mbahet në Pallatin e Brigadave në orën 19:00.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë grupi i vjetër parlamentar, po ashtu edhe grupi i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Në fokus të kësaj mbledhje pritet të jenë objektivat e mandatit të tretë qeverisës.









