Rama mbledh sot në Tiranë krerët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Edi Rama do të presë ditën e sotme në një takim përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, Afrim Gashi i Alternativës, Menduh Thaçi i PDSH-së dhe Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët do të jenë të pranishëm në takimin me kryeministrin Edi Rama.

Tema që pritet të diskutohet janë zhvillimet politike në Shkup dhe ngërçi me Bullgarinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu