Kryeministri Edi Rama sot po mban një konferencë në Ministrinë e Brendshme ku ka lavdëruar punën e Policisë së Shtetit në vitet e fundit.
Gjatë fjalës së tij Rama nuk ka ngurruar të sulmojë opozitën dhe ish-kryeministrin Sali Berisha të cilit i ka numëruar sipas tij dështimet, gjatë qeverisjes së tij.
“Nuk krahasohemi me më parë, nuk ka asnjë krahasim me më parë, atëherë policia ishte inekzistente, atëherë komisarët e policisë vriteshin si pula rrugëve, ma thoni nëse e kam gabim, kujtoj disa funerale që unë si kryetar i opozitës kam ardhur në nderimin e komisarëve të vrarë rrugëve si pulat”- tha Rama. /albeu










