Rama merr dhuratë për ditëlindje nga zëvendës Presidenti i Gjykatës së Hagës (VIDEO)

Kryeministri Rama ditën e sotme ndodhet për një vizitë zyrtare në Hagë. Ai ka vizituar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe ka takuar me zv/Presidentin Kirill Gevorgian.

Rama ka shkëmbyer dhurata me Gevorgian, i cili i dha kryeministrit dy pako. Ndërsa kryeministri i dhuroi në mënyrë simbolike helmetën e Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar.

Rama feston sot 58-vjetorin dhe me sa duket Gevorgian vendosi ta surprizonte me një dhuratë. Nuk dihet se çfarë kishte brenda, por kryeministri e priti me buzëqeshje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu