Presidenca ka reaguar pas miratimit të paketës “Anti-shpifje”. Përmes zëdhënësit Tedi Blushit, Presidenca sqaron se Ilir Meta do të shprehet në momentin e duhur dhe pa u ankuar nga askush.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit.
Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar,”- thuhet ndër të tjera në reagim. /albeu.com/










