Rama: Nëse PS nuk merr 71 mandate, unë do largohem përfundimisht nga politika

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një zotim se nëse nuk arrin të merr 71 mandate në zgjedhjet e së dielës, atëherë ai do të largohet përfundimisht nga politika.

Rama ka thënë se nuk mund të bashkëqeverisë, as me PD-në e as LSI-në, kështu që dëshiron që sërish të merr besimin e shqiptarëve për të qeverisur i vetëëm.

Për të ndodhur një gjë e tillë, Rama duhet të fitojë 71 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, nga gjithsejt 140 sosh, në mënyrë që të mund ta formojë qeverinë i vetëm.

Rama është shprehur optimist se do të ndodhë një gjë e tillë, teksa ka hedhur kritika të rënda ndaj Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

“Nëse nuk arrijmë që të sigurojmë shumicën e nevojshme për të qeverisur të vetëm dhe për ta dërguar në fund projektin e madh për Shqipërinë e shqiptarët, unë largohem nga politika”, ka thënë ndër të tjera Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu