Rama nesër në Kosovë, Kurti: Nuk e takoj nëse nuk do të ketë mbledhje të dy qeverive

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti është shprehur se nuk do ta takojë kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në Prishtinë, nëse nuk do të mbahet mbledhja e dy qeverive.

Gjatë një deklarate për media këtë të mërkurë, Kurti ftoi kryeministrin Rama që gjatë vizitës dy ditore në Prishtinë më 6-7 korrik, të vijohet me mbledhjen e dy qeverive që u anulua në Gjakovë.

Ai tha se është në komunikim të vazhdueshëm me shefin e qeverisë në Tiranë dhe se nuk ka nevojë për taime personale, por për mbledhjen e dy kabineteve ku pritet të nënshkruhen 13 marrëveshjet e planifikuara.

“I kërkova të mbajmë mbledhjen e qeverisë që u anulua. Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”- tha Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu