Rama nuk harron batutat: Qëkur erdhi Vetëvendosja në krye i keni zvogëluar shkronjat, besoj për kursim letre

Marrëveshja e parë që do të firmoset mes Shqipërisë dhe Kosovës është ajo e bashkëpunimit mes dy minsitrive të Arsimit. Me këtë marrëveshje pritet të hiqen të gjitha kufizimet e pranimit të studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë të të dy vendeve.

Kryeministri Rama nuk i harroi të bënte batuta më kryeministrin e Kosovës.

Mbledhje pune jemi na lejohen edhe vërejtje. Që kur Vetëvendosja ka marrë qeverinë këto gërmat janë zvogëluar, besoj për kursim letre. Sepse është fakt i njohur q Vetëvendosja është një forcë shumë e kujdesshme për shpenzimet buxhetore dhe tani me ndihmën e durimit tuaj po kërkoj pikën ku marrëveshja e bashkëpunimit për pranimin e studentëve në Shqipëri dhe Kosovë është një marrëveshje që merr rrugën sot“- tha Rama.

Me këtë marrëveshje, maturantët nga Kosova dhe Shqipëria do të kenë qasje të barabartë në 19 universitete publike nga Gjirokastra në Mitrovicë. Marrëveshja mund të zbatohet që nga ky vit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu