Rama paralajmëron shkarkimin e Metës: Pas zgjedhjeve do shohim çfarë do bëjmë

Ilir Meta u shpreh se nëse PS fiton zgjedhjet pa vjedhur asnjë votë do të largohet nga Presidenca. Por Edi Rama paralajmëron shkarkimin e tij nëse pas 25 Prillit do të marrë mandatin e tretë.

Pas përplasjeve të fundit, kryeministri e cilësoi kreun e shtetit si personazh qesharak me të cilin do të merren pas përfundimit të procesit zgjedhor.

“Presidenti shkarkohet me 2/3 e parlamentit, më pas shkon në Kushtetuese dhe gjykata me një tjetër kuorum atje duhet të….Ne jemi tani në një proces zgjedhor, me përfundimin e procesit zgjedhor, sigurisht ne do të ulemi dhe do të shikojmë cfarë do të bëjmë me këtë lloj personazhi qesharak dhe turpërues për të gjithë Shqipërinë” tha Rama te News24.

Nëse nisma do të ndërmerrej, gjithmonë nëse PS siguron mandatin e tretë, kjo do të ishte tentativa e dytë e socialistëve për të shkarkuar Presidentin që vetë zgjodhën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu