Rama për deklaratën e Kurtit: Do të flas nesër në Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se do t’i përgjigjet deklaratës së kryeministrit Albin Kurti të enjten [nesër], kur do të jetë në Prishtinë.

Rama do të jetë për dy ditë në kryeqytetin e Kosovës në kuadër të përgatitjeve të Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, kryeministri Kurti e ka ftuar Ramën se gjatë kësaj vizite ta zhvillojnë edhe mbledhjen e dy qeverive shqiptare. Kurti ka thënë se nuk do të takohet me Ramën pa mbajtjen e kësaj mbledhje.

Rama, megjithatë, nuk ka dhënë detaje nëse do të takohet me Kurtin, por ka thënë se do të përgjigjet për deklaratat e Kurtit kur të jetë në Prishtinë.

“Jam këtu vetëm për këtë vendim. Sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe turit, do të flasë kur është koha për të folur që është, nesër në Prishtinë”, ka thënë Rama gjatë një takimi që pati me studentët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu