Rama për gylenistët: Organizata FETO është grup mjaftë i rrezikshëm

Kryeministri Edi Rama i pyetur në Ora News nga Ilva Tare në lidhje me deklaratën e presidentit turk Erdogan se në Shqipëri janë strehuar anëtarë të organizatës FETO, ka thënë se ky grup është mjaft i rrezikshëm.

Rama ka thënë se nuk arrin dot ta konsiderojë rastin e grushtit të shtetit në Turqi, ndërsa ka shtuar se është plotësisht dakort që “tradhëtarët” të deportohen në drejtim të Turqisë.

“Unë nuk flas asnjëherë me nëse, unë di të them që ai rrjet që organizoi përmbysjen me dhunë të një qeverie të zgjedhur në Turqi, është një rrjet i rrezikshëm. Kur vjen puna të Shqipëria ne sigurisht, njerëz individë që janë të lidhur me mafien ne do ti deportojmë. Unë nuk kam prirjen t’i konsideroj ato që ndodhën në Turqi, sepse bëhet fjalë për një grup që arriti të penetrojë në një nivel aq shtetëror. Ne jemi shumë të vëmendshëm dhe sigurisht që nuk do të rrezikonim për një çështje të tillë”, ka thënë Rama i prerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu