Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Prishtinë, ku u takua me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe drekuan së bashku.
Takimi ishte informal dhe ende nuk dihet arsyeja e vizitës së tij.
Kryeministri, teksa dilte nga hoteli u prit nga gazetarët kosovarë të cilët provuan t’i merrnin një prononcim në lidhje me deklaratat që Rama bëri në Beograd për Kosovën.
Por pyetjes së gazetarëve se si e komenton debatin e fundit të ndarjes Kosovë¬Shqipëri, Rama i’u përgjigj vetëm me buzëqeshje.