Kryeministri Edi Rama e ka sfiduar me dorëheqje, kreun e PD-së pas akuzave të këtij të fundit se po jep 400 milionë euro për 3 impiante pastrimi. “Je gati të japësh dorëheqjen, – i tha Rama, Bashës, – nëse nuk janë 400 milionë siç po ia rrokanis kokën shqiptarëve?! Je gati?! Se unë jam gati! Ose hajde këtu dhe prano se ia fute kot!
Jam nxënës i Konicës dhe Nolit, pjesë e kësaj shkolle është gjuha sarkastike, shkolla më e lartë e oratorisë, as dje as sot dhe as nesër nuk i them kundërshtarit “horr dhe klloun”. Ishin dy fjalë që i përdor ti.
Këto janë fyerje; sarkazma, dhemb më shumë se këto fyerjet e rrugës. Lulzim, ke dy rrugë, ose ktheje dhimbjen ne forcë dhe drejtoju për ndihmë Faikut dhe priftit të madh, ose vazhdo me gjuhën e rrugës “horr, kloun e kriminel” që janë pjesë e një fjalori që në atë shkollë quhet fjalor ngelësash në oratori me standardet e shkollës që bëj unë.
Unë nuk jam si ata, por mësoj çdo ditë dhe e vë në jetë se ju jeni si ishin kundërshtarët e tyre në atë kohë që si i quante imzot i madh, “gdhë, gdhë, gdhë”. Tani, gënjeshtar ti apo unë?! Ok, nëse janë 400 mln euro unë jap dorëheqjen. Ti e jep dorëheqjen? Çoje kokën, nëse janë aq unë jap dorëheqjen, publikisht le ta marrin ta analizojnë analistët deri të fund të kazanit dhe të nxjerrin në ballë të kazanit dhe po doli kaq unë jap dorëheqjen. Ti i fut një të qeshme dhe vazhdon me tënden.”










