Rama: Shqipëria dhe RMV, thellim i reformave për të shkurtuar rrugën në BE

Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromis për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, ka deklaruar ekskluzivisht për TVM2, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Sipas tij çështjet e vendosjes së shtetit të së drejtës, luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, do t’i shoqërojnë vendet e Ballkanit Perëndimor deri në anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar lartë bashkëpunimin Shqipëri-Maqedoni e Veriut dhe shpreson se të dyja vendet do të thellojnë reformat për të shkurtuar rrugën e integrimit në familjen evropiane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu