Rama: Shqipëria ishte Koreja e Veriut e Evropës

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në një intervistë për një media franceze, këmbënguli për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar se “është një hap thelbësor për Shqipërinë, e cila është nën një regjim komunist prej kohësh”0 tha ai, transmeton InfoShqip.

“Deri më tani nuk kemi njohur një shtet ligjor, një shtet të bërë ekskluzivisht për qytetarin, ku gjyqtari është gjyqtari dhe pushteti është i ndarë siç duhet. Ky është ndryshimi. Përveç kësaj, Shqipëria ishte vendi më i izoluar nga vendet komuniste.

Nuk kemi pasur marrëdhënie dhe shkëmbime as me vendet e Lindjes që dikur i përkisnin bllokut komunist. Ne ishim Koreja e Veriut në Evropë. Ky është një ndryshim thelbësor shumë i thellë”, tha Rama./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu