Rama sot me Kurtin, nesër me Vuçiqin, ja për çfarë do të konsultohet me presidentin serb

Presidenti Aleksandar Vuçiq njoftoi se nesër do të zhvillojë konsultime me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama, si dhe me Qeverinë e Serbisë, për samitin e ardhshëm më 23 qershor në Bruksel.

Më pas do të vendosim nëse do të shkojmë në Bruksel dhe çfarë qëndrimi do të kemi”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka marrë ftesë për Samitin e 23 qershorit në Bruksel, a do të shkojë dhe cili do të jetë qëndrimi i Serbisë.

Vuçiq tha se të premten ka marrë një ftesë zyrtare për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të enjten në Bruksel.

Do të presim, nesër do të bëjmë konsultime në kuadër të Ballkanit të Hapur me Ramën dhe Kovaçevskin, pastaj do të bëj konsultime me anëtarët e Qeverisë së Serbisë”, tha Vuçiq.

Ai tha se mund t’u tregojë gazetarëve tani se çfarë mendon, por se nuk do ta bëjë para konsultimeve me Qeverinë e Serbisë dhe para se të shkëmbejë mendime me anëtarët e Open Balkans, për të parë qëndrimin e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu