Rama: Të goditurit nga tërmeti nuk mbetën në qiell të hapur

Pas Drejtësisë dhe Shëndetësisë, Edi Rama ka dalë sot të flasë për rindërtimin. Ai tha se tërmeti dhe pandemia ndërprenë në mes mandatin e PS, që sipas tij do bënte shumë më shumë nëse nuk do ishin ato.

Ai u shpreh se të goditurit nga tërmeti nuk mbetën në qiell të hapur, por ndryshe flasin faktet. Edhe sot janë publikuar pamje që shumë familje jetojnë ende në çadra.

Rama tha:

“Tërmeti dhe Pandemia na goditën fort, do kishin rrëzuar edhe një elefant. Ky është një mandat i ndërprerë në mes. Të goditurit nga tërmeti nuk mbetën në qiell të hapur.” – u shpreh Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu