Rama thyen heshtjen: Ja pse i thashë ato fjalë për Donald Trumpin!

Pas akuzave që mori lidhur me deklaratat e tij kundër Donald Trump, kryeministri Rama ka sqaruar se përse i bëri ato deklarata.

Rama duket se nuk është penduar për deklaratat e mëparshme, duke thënë se ishte shprehur në atë mënyrë pas deklaratave të Trump për Kosovën, emigrantët, etj.

“Më lejoni t’u them që unë jam shprehur kundër, por u preka si shqiptar nga deklaratat që ai bëri për Kosovën, për myslimanët, emigrantët dhe nuk jam i vetmi, përkundrazi jam një pikë uji në detin e prononcimeve të pafavorshme ndaj tij, gjatë një fushate ku përfshihej e gjithë bota, pasi zgjedhjet e SHBA i përfshijnë të gjithë.

Sot ai është zgjedhur nga populli sovran për të udhëhequr SHBA dhe respekti im si kryeministër i vendit dhe yni si qytetarë të vendit, për popullin, qeverinë amerikane, presidentin si mishërim i vullnetit të sovranit dhe aleanca jonë as që vihet në diskutim.

Ndjej keqardhje për banalitetin e agallarëve dhe qehallarëve të kafes së madhe të politikës sonë që janë kaq mendjelehtë sa duket sikur sot gati sa nuk i ankoheshin presidentit të Amerikës për mua. Nuk funksionon kështu bota, SHBA dhe as Shqipëria që kam nderin të qeveris”, tha Rama. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu