Rama u kundërpërgjigjet bullgarëve: Dikush duhet t’i ndihmojë me përkthimin

Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në Forumin e Bledit se Shqipërisë iu pengua hapja e negociatave nga vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. Ministria e Jashtme e Bullgarisë i konsideron të rreme këto deklarata të kreut të qeverisë shqiptare.

E menjëhershme ka qenë edhe kundërpërgjigja e kryeministrit Edi Rama i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale duke ironizuar se Ministrisë së Jashtme nuk i është përkthyer siç duhet deklarata e tij. Sipas Ramës ai ka përsëritur të njëjtat gjëra që tha në Qershor.

“Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot sesa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik të Bled, nuk mund ta marr si një kompliment të madh për forumin dhe panelin, duke përfshirë edhe veten time! Por seriozisht, kjo është e pamerituar.

Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e qetë të përgjigjes sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për 🇦🇱&🇲🇰 kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor.” shkruan kryeministri Edi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu