Rama “vë në siklet” ministrin e Kosovës:Ti Liburn tani do kesh 3 gra

Në mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri, e cila po zhvillohet në Prishtinë, nuk kanë munguar batutat e kryemi8nistrit Edi Rama. Teksa po fliste për marrëveshjen për zonat ndërkufitare,, Rama tha se ka një entuziazëm të madh për bashkëpunim me Liburnin, ministrin e Infrastrukturës në Kosovë.

Duke nënkuptuar ministret shqiptare të pranishme në mbledhje Rama i tha Liburnit se tashmë e tutje do të ketë tre gra me të cilat do të bashkëpunojë.

Shpresoj mos t’i ngelet hatri askujt, por ka një entuziazëm të madh për bashkëpunim me Liburnin. Nuk e di për shkak se janë dy ministre, apo është një gjë tjetër, por besoj se ti Liburn do ta ndash përvojën dhe me tjerët, sepse ka shumë frustrim nga të tjerët, se pse nuk kemi dhe ne Liburnin për bashkëpunim. Për ju të dy nuk ka asnjë lloj zilie, xhelozie, fare, përkundrazi. Ajo që do të thosha përtej shakasë, është se do të ishte mirë që në mbledhjen e ardhshme, të prezantohet një master-plan i integruar për rrugët ndërkufitare, për temën e mjedisit në atë zonë, gjë që do të donte dhe përfshirjen e ministrave të Bujqësisë. Kështu që Liburn tani do të kesh tre gra, me të cilat do të bashkëpunosh”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu