Ramë, kërkoi falje Kosovës dhe mbylle për ca kohë gojën gënjeshtare

Nga: Artur Zheji

Sot KM-ja nxorri në mediat e fshatit një thënie jashtë kontekstitit filozofik, të filozofit Kierkegaard, për të na mbushur mendjen se ajo që bëri me Mini Shengenin dhe qasjen e turpshme kombëtare dhe ndërkombëtare ndaj Kosovës, është një fryt i leximeve të veta filozofike, ku fantazmat e këshillojnë të “guxojë”, që të mos humbë veten.

Se kush është Kierkegaard, nuk është vendi ta themi këtu, por ai, përveç dhimbjes së mesit, që e ka patur të përbashkët me KM-në e fshatit tonë, nuk ka asgjë tjetër Kierkegaard, në doktrinën e tij, mendonte se “egzistenca e njeriut përbëhet nga ankthi dhe dëshpërimi që buron nga dështimet…”

Më kujtohet se në vitet ’90, qarkullonim midis nesh, një libërth të këtij filozofi, me këtë emër të vështirë dhe krejt depresiv në veprën e tij, gjëndje që na përshtatej shumë në zymtësinë e diktaturës ku jetonim asokohe.

Por ta shfletosh sot Kierkegaardin dhe t’ja japësh publikut, sepse të shkon me mjekrën e rritur dhe se kërkon të justifikosh budallallëkun që bëre me vetëdije me Vuçiçin në Tiranë, është të jesh një hileqar tipik apo maksimumi një kryetar kooperative që mburresh se ke lexuar Marksin, pavarësisht se nuk ke realizuar planin e korrje-shirjeve.

Të ka ecur deri tani me këto, e ndoshta të ecën më tej, o kryeministri i fshatit tonë, po më mirë te del të kërkosh falje drejt e drejtë se e ke menderosur për faqe të zezë!
Të leverdis më mirë të thuash se je i paditur, sikundër je në të vërtetë, se të shtiresh i mbiditur, që na vuan nga keqkuptimi me injorancën që të rrethon…
Kërkoi falje Kosovës dhe Prishtinës zyrtare dhe mbylle për ca kohë gojën gënjeshtare!

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu