Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi ka goditur keq partinë më të madhe opozitare në Kosovë. Ai, Lëvizjen Vetëvendosje e ka quajtur parti të kuqe komuniste. Gjithë këto kritika, deputeti i Isa Mustafës i ka bërë në intervistën e javës në Gazetën Blic, kur është pyetur se a do ta mbështeste një koalicion parazgjedhor me VV-në.
“Unë kam mendime të ndara. Nuk e mbështesë koalicionin me VV-në sepse e vlerësojë si një parti të kuqe komuniste. Unë e di se çka kam hequr gjatë kohës së komunizmit dhe nuk kisha pas qejf që sot të jem një komunist tjetër që me qenë unë në koalicion. Mirëpo nëse partia bie ndonjë vendim të tillë, më mbetet mua a me qenë pjesë e partisë apo me qenë i pavarur. VV nuk ka vizion të shëndetshëm për Kosovën, në rrugën e SHBA-së dhe në rrugën e lirë të tregut. Dhe ajo parti që shkon gjatë kohës kur protestonin që populli shqiptar nuk e do Amerikën më, unë nuk e mbështesë asnjëherë” tha Kelmendi.
Përveç kësaj, ai tha se edhe nëse vjen deri tek vendimi për ta lënë Lidhjen demokratike të Kosovës, nuk e ka dert.
“Çështja e largimit e kuptoj si demokratike. Nuk e kam fort dert a mbetem apo jo në LDK. Por orientimet të tyre (VV-së) komuniste më bëjnë të mos jem. Me vullnet nuk do ta kenë votën time (për një koalicion VV-LDK), përfundoi Kelmendi.
Ndiqeni të plotë intervistën me Kelmendin më poshtë.
Video:










