Ramos: Me apo pa Ronaldon, Real Madridi ka vetëm një objektiv

Sergio Ramos pranon se Cristiano Ronaldo ishte “shumë vendimtar” për Real Madridin, por këmbëngul se “fitorja është gjithmonë objektivi” i skuadrës së tij. “Los Blancos” fillimisht e gjetën veten në vështirësi, kur nisën sezonin e parë, pas nëntë vitesh, pa superstarin portugez në radhët e tyre.

Megjithatë, real Madridi është rikthyer në gjurmët e trofeve, pasi po përgatitet për të fituar për herë të tretë radhazi Botërorin e Klubeve. Kapiteni Sergio Ramos pretendon se asgjë nuk ka ndryshuar, kur bëhet fjalë për ambiciey sportive në kryeqytetin spanjoll.

Ai i tha faqes zyrtare të FIFA-s: “Nuk mendoj se do të shihni shumë ndryshime në fushë. Ne kemi një ekip mjaft të ngjashëm me sezonet e kaluara, pavarësisht humbjes së Cristianos, i cili ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Do të garojmë me të njëjtën qasje, që klubi e ka pasur gjithmonë.

Fitimi i ndeshjeve dhe trofeve është gjithmonë objektivi i Real Madridit. Botërori për Klubet është një shpërblim për suksesin tonë në sezonin e kaluar. Ky kompeticion na jep mundësinë për të konfirmuar veten, duke u bërë kampionë të botës. Kjo garë është një përvojë e mrekullueshme.

Ne kemi disa kujtime me të vërtetë të këndshme në të, sepse kemi qenë të suksesshëm në rastet e mëparshme. Është një garë e shkurtër dhe nuk ka vend për gabime. Ka një gjysmëfinale dhe pastaj një finale, pas të cilave duam ta marrim trofeun në shtëpi”.

Real Madridi është vendosur të luajë ndaj Kashima Antlers, në gjysmëfinale të Botërorit për Klubet, të mërkurën. Kampionët europianë e vlerësojnë kundërshtarin japonez, por shpresojnë se përvoja e konsiderueshme do t’i ndihmojë për një tjetër trofe madhor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu