Ramsey mbetet jashtë ekipit të Juves për turneun parasezonal

E ardhmja Aaron Ramseyt te Juventusi vazhdon të jetë e dyshimtë, pasi ai është lënë jashtë skuadrës për turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mesfushori mbeti jashtë preferencave të Massimiliano Allegrit në sezonin e kaluar dhe në pjesën e dytë të sezonit u dërgua në huazim te Rangers.

31-vjeçari nuk është në planet e trajnerit të Bianconerëve as këtë sezon dhe kjo tashmë është konfirmuar me këtë mungesë.

Ramsey iu bashkua Juves në vitin 2019 si lojtar i lirë duke nënshkruar një kontratë luksoze që është valide deri në vitin 2023.

Ai ka regjistruar 69 paraqitje për klubin italian, mirëpo përsëritja e problemeve me lëndime ka bërë që të mos i arrijë pritshmëritë.

Adrien Rabiot është një tjetër lojtar që është lënë në shtëpi, por për arsye personale. Në SHBA nuk do të jenë edhe të lënduarit: Mattia De Sciglio, Arthur, Kaio Jorge dhe Federico Chiesa. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu