Ramush ​Haradinaj kujton lirimin nga Haga

Ai ka thënë se tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së. “Tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së, e imja dhe bashkëluftëtarëve të mi”-tha Haradinaj.

“Populli i Kosovës pas gati një shekull dhune sistematike, kapi pushkët në mbrojtje të jetës dhe tokës së tij. Pastërtia e luftës së UÇK-së, mori përkrahjen e mbarë botës demokratike në krye me NATO-n”-shtoi ai.

Ndër të tjera Haradinaj ka thënë se beson në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të tij, që po përballen sot me drejtësi në Hagë. “Andaj, besoj në pafajësinë edhe të bashkëluftëtarëve që sot përballen me sfidën e radhës në Hagë. Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen. Historia shkruhet vetëm një here”-ka shkruar Haradinaj në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu