Ramush Haradinaj flet pas ngjarjeve në Veri (VIDEO)

Në një aksion të policisë së Kosovës që nisi herët në mëngjes në veri dhe jug të Mitrovicës janë arrestuar 19 zyrtarë policor, 11 prej të cilëve serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë. Gjatë aksionit një polic mbeti i plagosur me armë zjarri dhe katër të tjerë u lënduan.

Prokurori Sylë Hoxha tha se të arrestuarit dyshohen për kontrabandë dhe krim të organizuar.

Mes këtyre të dyshuarve kemi epror dhe zyrtar të policisë së Kosovës, kemi pjesëtar të nacionalitetit serb, nacionalitetit shqiptar, boshnjak e kështu me radhë. Në mesin e të dyshuarve kemi edhe qytetar- deklaroi prokurori Sylë Hoxhaj.

Nga policia e Kosovës thanë se aksioni është zhvilluar në 12 lokacione ku kanë vepruar të dyshuarit.

Punonjësit e policisë të përfshirë në vepra penale dyshohen për vepra penale, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal në lidhje me veprat e tjera penale si kontrabandim me mallra, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhënia e ryshfetit tregti e ndaluar e të tjerë- tha Miradije Kelmendi, kryeshefe e inspektoratit policor.

Në mesin e të arrestuarve mësohet se janë edhe dy zyrtarë të UNMIKU-t, njëri prej të cilëve shtetas i Rusisë Mikhail Krasnoshchenkov i cili më vonë është liruar pasi i njëjti ka imunitet diplomatik dhe nuk mund të mbahet apo ndalohet në polici. Lidhur me arrestimin e shtetasit rus gjatë ditës, ka reaguar edhe ambasada e Rusisë në Serbi e cila kërkoi që Kosova menjëherë të lirojë atë. Sipas policisë ai ka vendosur veturën në barrikadën për të penguar policinë.

Në njërën nga barrikadat ka qenë edhe një veturë e UN-së, dhe në të ka qenë edhe nj zyrtar i UN-së ndërkombëtar dhe një zyrtar lokal që punon për Un-në. Arsyeja që pse i kemi marr dhe shoqëruar në polici ka qenë pjesëmarrja në Barrikada- pohoi Rashit Qelaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Ndalimin e shtetasit e komentoi edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Nëse njëri nga këta përfaqësues e këtyre institucioneve si rast i një shtetari rus e rrezikon sigurinë e vendit ne e respektojmë ligjin. Këtë e bën Kosova edhe në këtë rast. Ne zbatojmë ligjin në bazë të konventave ndërkombëtare- deklaroi Ramush Haradinaj.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit për siguri kombëtare deklaroi se aksioni ka pasur për qëllim luftën kundër krimit të organizuar.

Presidenti i Serbisë Vuçiç e din shumë mirë se nuk mund të lëviz në drejtim të Kosovës një gjë që është e pamundur dhe paimagjinueshme dhe edhe vetë ai është i bindur. Por në çdo rast institucionet e Republikës së Kosovës duke përfshirë edhe FSK janë në gjendje gatishmërie- tha Hashim Thaç.

Aksioni ka shkaktuar reagim të ashpër të presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Në parlamentin serb ai tha se Policia e Kosovës ka gjuajtur me armë mbi kokat e qytetarëve serb në Mitrovicë. Vuçiç tha se nëse do të nevojitet forcat serbe do të ndërhyjnë për të mbrojtur qytetarët e tyre në veri të Kosovës dhe kërkoi nga faktori ndërkombëtar të “disiplinojë” Prishtinën.

Kufiri i” Shqipërisë së Madhe” brenda pak ditëve të ardhshme, mund të na paraqitet në Kopaonik, falë serbëve që i ndihmuan në këtë. Por përgjigja ime ndaj tyre është – nuk do të ketë një kufi kaq të madh në Kopaonik- deklaroi Alekandar Vuçiç.

KFOR-i tha se aksioni i Policisë së Kosovës është në tërë territorin dhe me urdhëresë të organeve të drejtësisë. Ndërsa në reagimin e Bashkimit Evropian, zëdhënësja Maja Kocijançiq ka thënë se nuk ka vërejtje për aksionin dhe se Operacionet e policisë duhet të sjellin besim në sundimin e ligjit për të gjitha komunitetet.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu