Ramush Haradinaj: Më thonin se nuk bëhet gjë pa “aminin” e Serbisë, kjo ishte përgjigja ime

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Gremen e Ferizajt, ku ka bashkëbiseduar me qytetarë të asaj ane.

Haradinaj ka folur edhe për përvojën e tij të rëndë mbi përpjekjet për ndarjen e Kosovës.

Ai ka thënë se ka pasur raste, kur i është thënë se pa “aminin” e Serbisë nuk kryhet kurrgjë.

“Kanë dashtë me na dorëzu para Serbisë. Mu m’kanë thanë, pa aminin e Serbisë s’mun i kryjmë punët”, ka thënë ai.

Haradinaj ka treguar se si i është përgjigjur kësaj deklaratë, që nuk ka treguar se nga kush i është thënë.

“Thashë moni kështu, se me prit aminin e Serbisë s’kishmi mujt me u ba kurrë shtet”, ka theksuar Haradinaj.

Ai tutje, ka thënë se respekton qytetarët e Ferizajt. “Kurrë nuk e kam kthy qytetarin prapa”, ka thënë Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu