Ramush Haradinaj: Si ka nisur të zhgënjen Albin Kurti

Kryeministri në ikje Ramush Haradinaj, sulmoi pasuesin e tij në pritje Albin Kurti, se po vonon formimin e qeverisë së re, duke e futur vendin në ngërç.

“Vonesa nga fituesi menjëherë është minus për ata sepse kanë premtuar që do ta ndërprenë zhvatjen. E kam thënë se kam dyshim në aftësitë menaxheriale të Albin Kurtit dhe do të ketë zhgënjim nga kjo qeveri dhe këtë nuk e them në bazë të interesave personale.

Duke i njohur edhe rrethanat e këtij koalicioni nuk do të jetë në gjendje të mbrojë interesat e qytetarëve. Qeveria që vjen do të jetë e shumë e dobët fatkeqësisht sepse parametrat që janë vendosur për të ecur përpara janë keq”, tha Haradinaj.

Siç dihet, VV e LDK nuk po merren vesh për postin e Presidentit, e kjo mund të çojë Kosovën sërish në zgjedhje të parakohshme. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu