Ramush Haradinaj: U munduan të më shantazhojnë mua dhe Kosovën, ua dhash fytyrës

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, në emisionin “A Show”, me Adi Krastën, ka thënë se e ka çliruar shtetin nga ata që u munduan ta shantazhojnë Haradinajn dhe shtetin e Kosovës.

“Unë e kam çliruar shtetin prej atyre që janë munudar që të më shantazhojnë mua dhe të tjerët, ta shantazhojnë shtetin e Kosovës. Ua kam jep fytyrës shantazhin” ”, është shprehur Haradinaj në ‘A show’.

Haradinaj gjithashtu tregoi se gjatë zgjedhjeve humbi vota nga Serbia.

“Unë kam humbur vota edhe nga Serbia sepse ekziston mundësia me u ndiku përmes forcës së butë, interesave të caktuara, në kohën kur unë e vendosa taksën kundër Serbisë”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai tregoi se është falënderues që mori 100 mijë vota në zgjedhjet e fundit për kundër asj që sipas tij i doli kundër SHBA’ve, Federica Mogherinit dhe taskës.

“Gjatë mandatit tim si kryeministër unë dola kundër SHBA’së, Mogerinit, taksës, të gjithëve, pra për mua 100 mijë vota janë shumë dhe jam falënderues”, shtoi Haradinaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu