Raporti i CIA: Bosnja është transiti kryesor i heroinës në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave më të reja, në qytetet e Bosnjës dhe Hercegovinës jeton 48,2 për qind të popullatës, derisa në kryeqytet jetojnë 343.000 banorë.

Vendet me popullsi më të dendur janë në rajonet veriore dhe qendrore të këtij vendi ballkanik.

Numri i vdekjeve edhe më tutje është më i madh se numri i lindjeve, kështu që sipas numrit të lindjeve Bosnja dhe Hercegovina gjendet në vendin e 211.

Kur bëhet fjalë për dhënat ekonomike, sipas GDP-së, për vitin e kaluar Bosnja dhe Hercegovina gjendet në vendin e 112 në shoqëri me Laosin, Hondurasin, Senegalin, Trinidadin dhe Tobagon. Siria ka GDP më të lartë se Bosnja dhe Hercegovina.

Në raportin e këtij viti pretendohet se Bosnja dhe Hercegovina edhe më tutje është një prej rutave kryesore transite për transport të heroinës në Evropën Perëndimore, dhe se edhe më tutje është vend shumë i ndjeshëm kur bëhet fjalë për shpëlarje të parave për shkak të ekonomisë së çrregulluar të bazuar në para të gatshme, drejtësinë e dobët dhe korrupsionit.

Kur bëhet fjalë për konteste ndërkombëtare, CIA thekson se Bosnja dhe Hercegovina e ka kufirin e pazgjidhur me Serbinë në lumin Drina.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu