Raporti nxënës-profesor, si ka qenë dhe si duhet të jetë

Shkrim për InfoShqip.com nga Donika Bakiu

Për mësuesit e rinj shpesh ka shumë këshilla, duke u thënë mos gaboni. Për çfarë gabimi e kanë fjalën? Të mos të jemi të ashpër ose të jemi? Të jemi hipokrit? Një nga pyetjet më të shpeshta që bëhen gjatë trajnimeve të mësuesve është: “Çfarë mund të bëjmë për t’i bërë studentët tanë të jenë më të edukuar?” Shumë edukatorë ankohen se studentët flasin keq për to, sillen keq dhe veprojnë me pak respekt për mësuesin ose shokët e klasës.

E vërteta është që koha ka ndryshuar, më parë vetëm prania e një mësuesi kishte respekt – nga nxënësit si dhe nga prindërit e tyre. Sot, në një shoqëri ku sjelljet e mira janë në rënie, repekti nuk është si më parë. Karakteri është diçka që paraja nuk mund të blej, por të gjithë admirojnë dhe respektojnë – edhe nëse ata nuk ju pëlqejnë personalisht.

Kjo është një nga parimet më themelore të mësimdhënies së suksesshme; megjithatë, është një nga mësimet më të vështira për mësuesit e rinj. Në takimin e parë me nxënësit ata kanë në mendje Kush jeni ju? Përveç emrin zakonisht duan të dinë më shumë gjëra rreth jetës sëmësuesit . Kush jeni për ta duhet të flisni më shumë se fjalët aktuale që përdorni. Me fjalë të tjera, prania e karakterit duhet të flasë para se të shprehni edhe fjalën tuaj të parë. Si të ecni, të shihni, të qëndroni, të visheni, të veproni, të flisni, të përgjigjeni.

Kjo nuk do të thotë që do të respektohet, por së paku do të fitoni vëmendjen e nxënësve tuaj sa më gjatë që ata të dëgjojnë atë që keni për të thënë për respektin. Nëse nxënësit marrin përshtypjen se nuk e respektojni veten, ata do të konkludojnë se ata nuk duhet të respektojnë juve. Megjithëse ne jemi të gjithë të rritur, mësuesit renditen mbi studentët. Prandaj, duhet t’u japim atyre më shumë respekt për punën e tyre. Fatkeqësisht, shumë nxënësmendojnë se i përkasin klasës dhe është e drejta e tyre për të luajtur sipas rregullave të tyre.

Do të shpjegojmë një rast që ka ndodhur në një shkollë: Mësuesi kërkon që një nxënës të qëndroj i qetë, por studenti përgjigjet me vrazhdësi dhe profesori i thotë të largohet nga ora mësimore. Më pas u përgjigj me një shprehje të pahijshme .Mësuesi tregon se rastet si ky në klasën time ekzistojnë jo të gjithë studentët mendojnë se mosrespektimi është një shqetësim i madh.Një përqindje e mirë e nxënësve ndoshta janë në shkollë për të qenë profesorë vetë, “shprehet një studente , “Ka patjetër disa përjashtime, ka studentë që kanë shumë respekt ndaj profesorëve .” Disa studentë nuk mendojnë shumë për respektin sepse ata paguajnë për arsimimin e tyre. Respektimi ndaj profesorit prek akademikët, duke ndikuar kështu në vlerën e shkollimit të universitetit/kolegjit.” Studentët duan të sigurohen se po marrin arsimin më të mirë për vlerën e tyre ‘’.

Mënyra se si veproni në publik ndikon në mënyrën se si njerëzit ju shohin. Jeta juaj e punës dhe ndërveprimi shoqëror mbështeten në atë se si e respektoni autoritetin. Unversiteti /Kolegji është përgatitje për mënyrën se si trajtoni jetën në botën reale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu