Rast si ky ndodh vetëm në Shqipëri, nga recepsionist hoteli fiton tenderin miliona euro të unazës (FOTO)

Një tjetër skandal ka përfshirë Qeverinë e Edi Ramës. Këtë herë është zbuluar se si një kompani e saporegjistruar ka fituar tenderin miliona eurosh të unazës së re por gjithashtu dyshohet edhe për mashtrim që nga SHBA. E kjo e fundit ka nisur hetimet.

Pas publikimit të fakteve për skandalin me tenderit korruptiv të Unazës së Re, zbulohen detaje të reja, për përfaqësuesin shqiptar, të firmës së huaj.

Avdjol Dobi, 26-vjeçari shqiptar, përfaqësuesi ligjor i kompanisë “D Haberman”, e regjistruar në shtetin Dalaware, është “shembull çudibërës” se si falë përvojës së tij të vetme profesionale si recepsionist në një spital privat në Tiranë, ku gjatë dy viteve të fundit ka shërbyer si pritës e përcjellës i klientëve. ky djalosh, në emrin e të cilit është ngarkuar tenderi multi-milionësh, “gdhihet” si fitues tenderi me 18 milionë eurosh.

Natyrisht, “suksesi” i Avdjol Dobi, përfaqësuesit të firmës “Dunwell Haberman”, e cila ka fituar tenderin 18 milionë eurosh për Lotin 1 të Unazës së Re, lidhet me faktin se ai ka qenë pjesë e stafit elektoral të Gjiknurit.

Si përfaqësues i “Dunwell Haberman” në Shqipëri, Avdiol Dobi është pronari i DH Albania.

Sipas dokumenteve të bërë publikë, të cilët i referohen Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), kompania DH Albania është degë e kompanisë Dunwell Haberman, themeluar në shtetin Delwëere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor të vitit 1998.

Për këtë ajo ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaweare, Jeffrey Bullock, që vërteton aktivitetin e saj në këtë shtet dhe po ashtu dhe datën e themelimit 20 vjet më parë.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu