Rasti i parë i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup është konstatuar rasti i parë me koronavirus. Kjo është bërë e ditur edhe nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai nënvizoi se personi i përfshirë nga kjo sëmundje është një shtetas i kthyer nga Italia, dhe që ditë më parë ishte lajmëruar në Klinikën Infektive, përcjell INA.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe Zharko Karaxhovski nga Instituti i Shëndetit Publik kërkuan që të mos ketë panikë dhe se një person nuk mund të rrezikoj përhapjen e virusit.

Në dy rastet e tjera pacientët e ardhur nga Italia kishin rezultuar negativisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu