Rasti “Monstra”, publikohen bisedat e Ali Ahmetit me Artan Grubin, Bujar Osmanin dhe Safet Nezirin

Në seancën e djeshme gjyqësore për rastin “Monstra”, në njërën prej bisedave të lëshuara në gjykatë, lideri i BDI-së Ali Ahmeti e pyet Safet Nezirin për informata për të arrestuarit për të cilët për dy persona thotë se janë njerëz të mirë, derisa njëri prej tyre është bandit. Ahmeti pyet Nezirin nëse i vrari i pestë (peshkatari) është në lidhje faresnore me pronarin e Liqenit, ai thotë se nuk është, por se vetëm është njohur me ta.

Ahmeti ka biseduar edhe me Artan Grubin, i cili e njofton se do të udhëtojë për në Kosovë, ku është përpjekur të amortizojë situatën. Ahmeti thotë se do t’i komprometojnë të gjitha gazetat botërore të cilët kanë shkuar kah tezat se bëhet fjalë për lëvizje islamike. Në bombat e publikuara është dëgjuar gjithashtu edhe një bisedë e shkurtër mes Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit, raporton zhurnal. Në këtë bisedë Osmani e njofton Ahmetin se do të shkojë për vizitë tek familjarët e njërit prej të akuzuarve.

Pas takimit, Osmani e njofton atë se ka qenë atje për dy orë e gjysmë por nuk jep shumë detaje. Për këtë takim, më pas Ahmeti gjithashtu e informon edhe ish sekretarin gjeneral të BDI-së, të ndjerin Abdilaqim Ademi. Në procedurën paraprake për rastin “Monstra” burg të përjetshëm morën Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Pas heqjes së aktvendimeve, të akuzuarit u lëshuan ndërsa rastin “Monstra” e mori PSP dhe lënda u kthye në gjykim nga fillimi. Gjykimi për vrasjen e pesë personave në Liqenin e Smillkovës do të vazhdojë më 14 nëntor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu