Rasti “Zhan Mitrev”, ministri Sali: Raporti gati javën e ardhshme, nuk do kursehet askush që ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në emisionin 360 gradë ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe komisionet që ka formuar ai për rastin “Zhan Mitrev”, kanë punuar pa ndërprerë dhe se javën tjetër, pritet që të del raporti përfundimtar për këtë rast.

Ai tha se i qëndron asaj që e ka deklaruar më herët se askush nuk është i paprekshëm.

Sa i përket Komisionit për hemofiltrim, ministri Sali tha se në këtë komision i ka kyçur personat më eminent dhe më të thirru për këtë gjë, ndërsa është analizuar dokumentacion për 630 rastet.

“Besoj se gjatë javës së ardhshme do të duhet të mbarojmë me raportin. Gjithçka do të jetë publike, siç kam thënë se askush, asnjë institucion nuk do të kursehet nëse ka pasur parregullsi dhe janë praktikuar metoda që kanë qenë në dëm të shëndetit të qytetarëve”, u shpreh ministri i Alternativës, Bekim Sali.

Sali shtoi se i tërë dokumentacioni do t’i dorëzohet prokurorisë për procedurë të mëtutjeshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu