Rasti “Zhan Mitrev”, Sali: Do të na duhen një vjet e gjysmë për vlerësim profesional

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali tha se është i kënaqur nga vijimi i procedurës së hetimit në rastin “Gjaku i papastër” në Klinikën “Zhan Mitrev”, përcjell TV21. Sali tha se sipas parashikimeve, do të duhen rreth një vjet e gjysmë për të analizuar rastet veçmas.

“Procedura e vlerësimit të rasteve të ndryshme të cilët janë dorëzuar nga ana e klinikës private “Zhan Mitrev” deri tek Ministria e Shëndetësisë për revidim të punës që është bërë rrjedh me dinamik të mirë dhe pozitive. Jam i kënaqur nga puna e deritanishme e anëtarëve të Komisionit. Natyrisht një pjesë nga ju ishit prezent në brifingun që e bëmë dhe e patë se sa është vëllimi i këtyre lëndëve dhe realisht ishte një vlerësim i përgjithshëm i joni se për t’i lexuar të gjitha dhe analizuar dhe për të pasur evalvimin profesional për çdo lëndë neve si Ministri dhe si Komision na duhen rreth një vjet e gjysmë”, tha Sali.

Ndryshe, publikimi i filmit dokumentar “Gjaku i papastër” shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik pasi doli në pah se si ka punuar spitali “Zhan Mitrev” në trajtimin e pacientëve me koronavirus, respektivisht se si është përdorur metoda e hemofiltrimit, pa leje paraprake nga pacientët ose familjarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu