RDK-ja e Fadil Zendelit fillon përgatitjet për zgjedhjet

Partitë politike jashtëparlamentare shqiptare kanë filluar që të bëjnë përgatitjet e tyre me një intensitet me të lartë për zgjedhjet e 11 dhjetorit. Koalicioni RDK e Fadil Zendelit bashkë me Lëvizjen BESA tani më kanë filluar që ti bashkërendojnë edhe aktivitet e tyre në terren, kjo qartë shihet edhe nëpërmjet takimeve ditore qe bashkërisht po i bëjnë Fadil Zendeli me Bilall Kasamin e BESES. RDK e Zendelit tani më nëpërmjet konsultimeve dhe takimeve që po i bëjnë me degët e saj ka filluar qe te mobilizoj anëtarësinë e saj për zgjedhjet e dhjetorit. Ajo që vërehet në terren është se RDK e Zendelit ka një shtrirje të mirë në Gostivar dhe rrethine me vet faktin se 95% e anëtarësisë se kësaj partie e përkrah Fadil Zendelin. Sipas informatave jo zyrtare, ditëve në vijim pritet që RDK e Zendelit te organizoje një tubim madhështore në Gostivar në bashkërendim të aktiviteteve me Lëvizjen BESA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu