Reagimi i Ronaldos pas lajmit për largimin e Marcelos nga Reali

Mbrojtësi brazilian, Marcelo, i ka dhënë fund aventurës së tij te Real Madridi, ku kaloi plot 15 sezone.

Gjatë kësaj periudhë, ai i fitoi të gjitha trofetë që mund të fitohen me klube, më shumë se një herë: gjashtë herë La Ligan, pesë herë Ligën e Kampionëve, tri herë Superkupën e UEFAS, katër herë Kupën e Botës për Klube dhe shumë trofe të tjera vendore.

Nga viti 2009 deri në vitin 2018, Marcelo luajti bashkë me futbollistin më të suksesshëm që ka pasur Real Madridi, Cristiano Ronaldo.

Superylli portugez ka bërë një postim në rrjetet sociale pas lajmit për largimin e brazilianit nga Santiago Bernabeu.

“Më shumë se një bashkëlojtar, një vëlla që më dha futbolli. Brenda dhe jashtë fushe, një prej yjeve më të mëdha, me të cilin e kam pasur kënaqësinë ta ndaj zhveshtoren.”

“Suksese të mëdha në këtë aventurë të re, Marcelo!”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale. /Telegrafi/

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu