Reagojnë mediat greke për vizitën e Mattisit në Shkup

Për mbështetjen amerikane të referendumit dhe të Marrëveshjes së Prespës, por edhe për pohimet për ndikimin rus në Maqedoni, shkruajnë mediat greke pas vizitës së djeshme të Sekretarit Shtetëror amerikan të Mbrojtjes, James Mattis dhe takimeve me kreun shtetëror të Maqedonisë.

Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA në tekstin me titull “Përkrahjen e SHBA-së për Marrëveshje e Prespës e shprehu ministri amerikan i Mbrojtjes Mattis”, i përcjell qëndrimet dhe porositë e Mattis në Shkup.

“Duke iu referuar referendumit i cili do të mbahet në IRJM më 30 shtator, z. Mattis theksoi se qytetarët e vendit kanë një mundësi të vetme për të shfrytëzuar referendumin dhe ju bëri thirrje në mënyrë masive të dalin në votim”, shkruan ANA-MPA, në tekstin e ndërmarrë nga onlajn edicionet e mediave greke.

Agjencia komenton se vizita e Mattis në Shkup është në “kuadër të vizitave të liderëve dhe përfaqësuesve të lartë të vendeve të huaja për të mbështetur Marrëveshjen e Prespës dhe referendumin”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu