Reagon edhe Vuçiç për referendumin në Maqedoni, ja çka deklaron

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot në Moskë, lidhur me referendumin në Maqedoni, deklaroi se nuk dëshiron të përzihet në punët e brendshme të ndonjë vendi, por se Evropa duhet të jetë më e përgjegjshme, njofton B92.

“Nuk më përket mua që të përzihem në punët e brendshme të një vendo sovran. Nuk kam frikë dhe konsideroj se disa njerëz të botës na nënçmojnë neve popujt ballkanikë dhe mendojnë se mund të bëjnë gjithçka. Njëherë mendojnë nëse mundet me popullin, ndërsa nëse jo atëherë jo me popullin, do të provojmë me presion mbi deputetët. Nëse nuk mundet edhe kjo, kjo duhet të jetë kështu”, tha Vuçiq.

Kryetari i Serbisë tha se e respekton marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Ai kërkoi nga Evropa dhe bota që të tregojnë respekt ndaj popujve të vegjël dhe vlerësoi se nuk mund të injorohet që mendon populli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu