Reagon Imer Selmani: Blerim Rekës i uroj shëndet dhe bereqet, por me mua e ka gabim (VIDEO)

Ish kandidati presidencial, Imer Selmani u gjend në shënjestër të kritikave të opinionit për shkak të përkrahjes publike që i bëri kandidatit presidencial Stevo Pendarovski. Shtabi i kandidatit Blerim Reka madje bëri kërkesë zyrtare që Tirana t’ia marrë Selmanit titullin e konsullit të nderit të Shqipërisë, për shkak të paraqitjes së tij në fushatë zgjedhore.

Në një deklaratë për Lajm.Tv, Selmani thotë se Reka e ka gabim, pasi ai në tubimin e Pendarovskit nuk ka qenë në cilësinë konsullit të nderit të Shqipërisë, por në cilësinë e kandidatit që i pari në vitin 2009 ka promovuar konceptin që tani po e promovon edhe kandidati Stevo Pendarovski.

Selmani poashtu precizon se vendimi për emërimin e tij për konsull nderi ende nuk është i plotfuqishëm. Deklaratën e plotë të Selmanit për Lajm.Tv mund ta përcillni në videon më poshtë:

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu