Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka folur pas mbledhjës së kryesisë duke u deklaruar se është kundër korigjimit të kufijve dhe se kjo Qeveri është e pakicës dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Mustafa ka deklaruar se LDK është kundër korigjimit të kufijve, sipas tij Serbia njëherë duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës e pastaj të flas për korigjim të kufijve, shkruan gazetametro.net.
“Ne jemi kundër korigjimit të kufijve e kemi thënë disa herë si Lidhje Demokratike e Kosovës. Serbia duhet të na pranon njëherë si shtet e pastaj të flasim për korigjimin e kufijve, sepse po vëjmë në tavolinë disa qështje që i kemi caktuar me deklaratën e shpalljës së pavarësisë”, tha Mustafa
Mustafa po ashtu ka kërkuar edhe njëherë që e vetmja alternativë e kësaj Qeverie është që vendi të shkojë në zgjedhje pasi që është një Qeveri e pakicës dhe nuk mund të zhvillohet një dialog i tillë me Serbinë me një Qeveri të tillë.










