Reagon Merkel, i kërkon Erdoganit të ndalon menjëherë operacionet ushtarake në Siri

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një bisedë telefonike të dielën me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë këtij të ndalojë menjëherë operacionet ushtarake në veri të Sirisë, ka thënë një zëdhënëse e qeverisë gjermane.

Merkej ka kërkuar ndalimin e operacioneve ushtarake nga shteti i Turqisë që po i bën në veri të shtetit të Sirisë.

“Kancelarja ka kërkuar ndalim të menjëhershëm të operacionit ushtarak”, ka thënë zëdhënësja në komunikatë.
Ajo tha se telefonata është zhvilluar me kërkesë të Erdoganit.

“Bloomberg” ndërkaq raporton se Merkeli i ka thënë Erdoganit që, pavarësisht interesave të justifikuara të sigurisë turke, inkursioni rrezikon të zhvendosë një pjesë të madhe të popullatës lokale, duke destabilizuar rajonin dhe të çojë në ringjalljen e Shtetit Islamik, tha zëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, në një deklaratë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu