Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas mohimit të serishëm të krimeve nga ana e zyrtarëve të lartë të Serbisë, pas dënimit të ish-ministrit të Listës Serbe, Ivan Teodosijeviq, i cili Masa krën e Reçakut e kishte quajtur një ‘fabrikim’.
Thaçi ka thënë se politika gjen ocidale serbe nuk mund të mbrohet, por duhet të denoncohet. Ai ka thënë se paqja, pajtimi, drejtësia nuk mund të ndërtohen duke u bazuar në mohimin e krimeve.
“Po shoh që zyrtarë nga Serbia janë duke mohuar një prej krimeve më të rënda kundër civilëve që ka ndodhur në Evropë, të konfirmuar edhe nga Gjykata për Krime Lufte në Hagë, siç ishte Reçaku. Politikat gjen ocidale të Serbisë nuk mund të mbrohen. Ato duhet të denoncohen. Paqja, pajtimi, drejtësia nuk mund ndërtohen duke mohuar krimet”, ka shkruar presidenti Thaçi.
Ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, është dënuar me dy vjet burgim pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe Mas akrën e Reçakut










