Real Madrid heq Kylian Mbappen nga lista e “dëshirave”

Real Madrid nuk ka në plan të nënshkruajë së shpejti me sulmuesin e PSG -së, Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez po lidhet sërish me Madridin, por siç shkruan Marca, ndryshe nga rastet e mëparshme, “madrilenët” nuk dëshirojnë të humbasë kohë duke luajtur ndeshje që i përshtaten Mbappes dhe rrethit të tij.

Askush në Real Madrid nuk mendon se është koha për një transferim për Kylian. Drejtuesit e klubit janë lodhur duke u përpjekur të nënshkruajnë me një sulmues, ndaj vendosën të fokusohen tek ata që janë tashmë në ekip. Në veçanti, Madridi ka bërë shumë për të forcuar “figurën” e Vinicius dhe Rodrigo në dhomën e zhveshjes.

Sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 5 asistime në 20 ndeshje për PSG -në në të gjitha garat këtë sezon. Në Kupën e Botës 2022, ai shënoi 8 gola dhe bëri 2 asistime në 7 ndeshje, duke fituar dhe Këpucën e Artë të kompeticionit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu