Real Madrid – Leipzig, formacionet e mundshme: Kush e zëvendëson Benzeman? Nkunku – Werner gati të befasojnë “Bernabeun”

Pas fitores 0-3 në transfertë në ndeshjen hapëse të Champions League javën e kaluar, Real Madridi do të presë sonte Leipzig në “Santiago Bernabeu”. Skuadra e Ancelottit vjen po ashtu pas një fitoreje bindëse në kampionat ndaj Mallorca-s, që ishte e pesta radhazi në po aq ndeshje të kampionatit.

Sa për Leipzig, ata u “turpëruan” në shtëpi nga Shakhtar Donetsk javën e kaluar me rezultatin 4-1, para se të mposhteshin edhe nga Frankfurt në kampionat.

Formacionet e mundshme:

Pas një dëmtimi në Glasgoë, Karim Benzema humbi ndeshjen me Mallorcan dhe po ashtu nuk do të jetë gati as për ndeshjen e sotme. Qendërmbrojtësi titullar Eder Militao dhe anësori Vasquez po ashtu janë dyshim për shkak të lëndimeve.

Ndërkohë, Dani Olmo dhe Lukas Klosterman janë të dy të lënduar për Leipzig.

Formacioni i munshëm i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Rudiger, Alaba, Mendy; Modric, Tchoumane, Kroos; Valverde, Rodrygo, Vinicius.

Formacioni i mundshëm i Leipzig: Gulasci; Simakan, Orban, Diallo, Raum; Laimer, Schlager; Nkunku, Forsberg, Szoboslai; Werner.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu