Real Madrid në “pole position” për të nënshkruar me Mbappen

Florentino Perez pritet të marrë personalisht në dorë çështjen e transferimit të yllit francez, të cilin e do në skuadër, si një pasues të denjë të Cristiano Ronaldos. Lojtari shumë shpejtë do të hyjë në fazën e fundit të kontratës me PSG, skuadër e cila i ka ofruar 150 milionë euro për pesë vite, por që nuk ka pasur sukses.

Refuzimi që lojtari i ka bërë PSG-së për vazhdimin e kontratës, është një sinjal që edhe lojtari do të miratonte një kalim te Real Madrid. Real Madrid do të jenë të gatshëm të ofrojnë deri në 200 milionë euro për Mbappen. Mbappe në vitin 2017 u transferua te PSG nga Monaco, për 180 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu