Real Madrid nuk heq dorë nga Mbappe

Real Madridi ia ka lënë derën hapur Mbappes – por nevojitet përpjekje e madhe nga vet lojtari. Sulmuesi I PSG-së, Kylian Mbappe duhet të tregojë përkushtim dhe të bëjë përpjekje vet që të luajë një ditë në Real Madrid.

Presidenti I Realit, Florentino Perez dhe bordi I klubit janë ende të mërzitur për mospërfilljen që Mbappe I bëri klubin verën e kaluar.

Marca shkruan se Perez ka pak interes të tentojë përsëri blerjen e yllit francez, pasi ai u refuzua gjithashtu nga sulmuesi edhe kur u largua nga AS Monaco për PSG.

Dera është e hapur, por Perez këmbëngul se Mbappe duhet të bëjë përpjekje të madhe si privatisht ashtu edhe publikisht për të luajtur për Real Madridin në të ardhmen.

Perez tashmë është duke lëvizur drejt objektivave të tjerë, pasi po përgatitet për largimin e Karim Benzemas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu